Shqip
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me shitësin e STIHL.
4.7
Karburanti dhe rimbushja
PARALAJMËRIM
■ Karburanti i përdorur për këtë korrëse bari është benzina.
Benzina është tepër e ndezshme. Nëse benzina bie në
kontakt me flakë të lira apo sende të nxehta, mund të
shkaktojë zjarre apo shpërthime. Njerëzit mund të
lëndohen rëndë apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
► Mbrojeni benzinën nga nxehtësia dhe zjarri.
► Mos e derdhni benzinën.
► Nëse ju derdhet benzina: Fshijeni benzinën me një
leckë dhe provoni ta ndizni motorin vetëm pasi të jenë
tharë të gjitha pjesët e korrëses së barit.
► Mos pini duhan.
► Mos rimbushni karburant pranë ndonjë zjarri.
► Fikeni motorin dhe lëreni të ftohen para se ta rimbushni.
► Nëse duhet të zbrazni serbatorin: Bëjeni këtë gjë jashtë.
► Ndizeni motorin të paktën 3 m nga vendi i rimbushjes.
► Mos e mbani kurrë korrësen e barit me benzinë në
serbator brenda një ndërtese.
■ Thithja e avujve të benzinës mund të helmojë njeriun.
► Mos i thithni avujt e benzinës.
► Rimbusheni në një vend të mirajruar.
488
■ Korrësja e barit nxehet gjatë punës. Benzina bymehet dhe
mund të ketë mbipresion në serbator. Kur hapet kapaku i
serbatorit, mund të dalin stërkala benzine. Dalja e
benzinës me stërkala mund të sjellë ndezjen e saj.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
► Lëreni fillimisht korrësen e barit të ftohet dhe pastaj
hapeni kapakun e serbatorit.
■ Rrobat që bien në kontakt me benzinën marrin flakë më
lehtë. Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të vdesin, si
dhe mund të ndodhë dëmtim i pronës.
► Nëse rrobat ju bien në kontakt me benzinën: Ndërrojini
rrobat.
■ Benzina mund të rrezikojë mjedisin.
► Mos e derdhni karburantin.
► Hidheni benzinën në mënyrën e duhur dhe ekologjike.
■ Nëse benzina bie në kontakt me lëkurën apo me sytë, këto
mund të acarohen.
► Shmangeni kontaktin me benzinën.
► Nëse ndodh kontakt me lëkurën: Lajeni lëkurën e prekur
me ujë dhe sapun.
► Nëse ndodh kontakt me sytë: Shpëlajini sytë së paku
për 15 minuta me ujë të bollshëm dhe kërkoni ndihmën
mjekësore.
■ Sistemi i ndezjes i korrëses së barit krijon shkëndija.
Shkëndijat mund të dalin jashtë e të shkaktojnë zjarre dhe
shpërthime në ambiente me djegshmëri të lartë apo me
atmosferë shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim i pronës.
► Përdorni kandelat e përshkruara në udhëzimet e
përdorimit të motorit.
► Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
► Shtypeni mirë tapën e kandelës.
■ Nëse korrësja e barit rimbushet me benzinë që nuk është
e përshtatshme për motorin, korrësja e barit mund të
dëmtohet.
► Përdorni benzinë marke, të re dhe pa plumb.
► Respektoni specifikimet e udhëzimeve të përdorimit të
motorit.
4 Udhëzime sigurie
0478-111-9848-A