14 Ruajtja
► Nëse korrësja e barit bartet me timonin e kthyer për
jashtë:
► Mbajeni korrësen e barit nga njëri person me të dyja
duart te kasa e parme dhe me të dyja duart nga personi
tjetër tek timoni.
► Ngrijeni dhe barteni dyshe korrësen e barit.
► Nëse korrësja e barit bartet me timonin e kthyer:
► Palosni timonin.
► Mbajeni korrësen e barit nga njëri person me të dyja
duart te kasa e parme dhe me të dyja duart nga personi
tjetër tek timoni.
► Ngrijeni dhe barteni dyshe korrësen e barit.
Transportimi i korrëses së barit në automjet
► Sigurojeni korrësen e barit në këmbë, në mënyrë që të
mos përmbyset dhe të mos lëvizë.
0478-111-9848-A
14 Ruajtja
14.1 Mbajtja e korrëses së barit
► Fikeni dhe lëreni motorin të ftohet.
► Hiqeni tapën e kandelës.
► Mbajeni korrësen e barit në mënyrë të tillë që të
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit të mbahet larg vendeve ku mund të
arrihet nga fëmijët.
– Korrësja e barit të jetë e pastër dhe e thatë.
– Korrësja të mos jetë në vend ku mund të rrëzohet.
Nëse korrësja e barit lihet pa punë për mbi 3 muaj:
► Punoni deri sa të mbarojë karburanti.
► Pastrojeni serbatorin nga shitësi STIHL.
► Ndërrojeni vajin e motorit sipas përcaktimit në
udhëzimet e përdorimit të motorit.
► Nxirreni kandelën jashtë.
PARALAJMËRIM
Kur tërhiqet doreza e ndezjes me tapën e kandelës së
hequr, mund të dalin shkëndija për jashtë. Shkëndijat mund
të shkaktojnë zjarre dhe shpërthime në ambiente me
djegshmëri të lartë apo me atmosferë shpërthyese. Njerëzit
mund të lëndohen rëndë apo të vdesin, si dhe mund të
ndodhë dëmtim i pronës.
► Mbajini tapat e kandelës larg vrimës së kandelës.
► Tërhiqeni dhe kthejeni dorezën e ndezjes disa herë.
► Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
15 Pastrimi
15.1 Konfigurimi i korrëses së barit
► Punoni deri sa të mbarojë karburanti.
Motori ndalon.
Shqip
499