Descargar Imprimir esta página

Stihl RM 248 T Manual De Instrucciones página 487

Ocultar thumbs Ver también para RM 248 T:
4 Udhëzime sigurie
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet e
përdorimit.
Respektoni udhëzimet e sigurisë për sende që
flaken tutje dhe masat e tyre.
Mos e prekni thikën në rrotullim.
Nxirreni tapën e kandelës gjatë transportit,
magazinimit, mirëmbajtjes apo riparimit.
Ruani distancën e sigurisë.
4.2
Përdorimi i synuar
Korrësja e barit STIHL RM 248 T ose RM 253 T shërben për
kositjen e barit.
PARALAJMËRIM
■ Nëse korrësja e barit nuk përdoret për synimin e
përcaktuar, personat mund të lëndohen rëndë apo dhe të
vdesin, si dhe mund të ndodhin dëmtime të pronës.
► Përdoreni korrësen e barit sipas përshkrimit në këto
udhëzime përdorimi dhe në udhëzimet e përdorimit të
motorit.
0478-111-9848-A
4.3
Kërkesat për përdoruesin
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesit e paudhëzuar nuk i kuptojnë dhe nuk i kanë
parasysh rreziqet e korrëses së barit. Përdoruesi ose
persona të tjerë mund të lëndohen rëndë ose të vdesin.
► Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
► Nëse korrësja e barit i kalohet dikujt tjetër: Jepini
gjithashtu udhëzimet e përdorimit të korrëses së barit
dhe të motorit.
► Sigurohuni që përdoruesi të përmbushë kërkesat e
mëposhtme:
– Përdoruesi të jetë i çlodhur.
– Përdoruesi të jetë i aftë fizikisht, me shqisa dhe
mendërisht që të përdorë dhe të punojë me korrësen
e barit. Nëse përdoruesi ka kufizime fizike, shqisore
apo mendore, ai mund të punojë vetëm nën
mbikëqyrje ose sipas udhëzimeve të një personi
përgjegjës.
– Përdoruesi duhet të njohë dhe të vlerësojë rreziqet e
korrëses së barit.
– Përdoruesi të jetë i vetëdijshëm se mban
përgjegjësinë për aksidente dhe dëmtime të
mundshme.
– Përdoruesi të jetë në moshë përgjegjësie ligjore ose
të jetë i trajnuar në përputhje me rregulloret
shtetërore i mbikëqyrur në profesion përkatës.
– Përdoruesi të ketë marrë udhëzime nga shitësi i
STIHL ose një person i kualifikuar përpara se të nisë
punën për herë të parë me korrësen e barit.
– Përdoruesi të mos jetë nën ndikimin e alkoolit,
mjekimeve apo drogave.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me shitësin e STIHL.
Shqip
485
loading

Este manual también es adecuado para:

Rm 253 t