5 Përgatitja e kositëses së barit
■ Kontaktet elektrike në korrësen e barit dhe pjesët metalike
mund të ndryshken nga lagështira. Korrësja e barit mund
të dëmtohet.
► Mbajeni korrësen të pastër dhe të thatë.
4.11 Pastrimi, mirëmbajtja dhe riparimi
PARALAJMËRIM
■ Nëse motori është në punë gjatë pastrimit, mirëmbajtjes
apo riparimit, thika mund të ndizet pa dashje. Personat
mund të lëndohen rëndë dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Fikeni motorin.
► Prisni derisa thika të pushojë së
rrotulluari.
► Hiqeni tapën e kandelës.
■ Nëse motori është në punë gjatë pastrimit, mirëmbajtjes
apo riparimit, aktuatori mund të ndizet pa dashje.
Personat mund të lëndohen rëndë dhe të ndodhin
dëmtime të pronës.
► Fikeni motorin.
► Hiqeni tapën e kandelës.
■ Pas nisjes së motorit, marmita dhe motori mund të jenë të
nxehtë. Në rast të tillë mund të digjeni.
► Prisni derisa marmita dhe motori të jenë ftohur.
■ Solucionet e forta të pastrimit, pastrimi me ujë presion apo
me sende të mprehta mund t'i dëmtojë korrësen e barit
ose thikën. Nëse korrësja e barit apo thika nuk pastrohen
0478-111-9848-A
siç duhet, pjesët nuk funksionojnë më siç duhet dhe
pajisjet e sigurisë mund të anashkalohen. Mund të
lëndohen njerëzit.
► Pastrojini korrësen e barit dhe thikën sipas
përshkrimeve në këto udhëzime përdorimi, @ 15.1.
■ Nëse korrësja e barit apo thikat nuk mirëmbahen apo
riparohen siç duhet, pjesët nuk funksionojnë më siç duhet
dhe pajisjet e sigurisë mund të anashkalohen. Personat
mund të lëndohen rëndë apo të vdesin.
► Zëvendësojini pjesët e konsumuara apo të dëmtuara.
► Nëse korrësja e barit duhet të dërgohet për servis apo
riparim: Konsultohuni me shitësin e STIHL.
► Mirëmbajeni thikën sipas përshkrimit në këtë manual.
■ Gjatë pastrimit, mirëmbajtjes apo riparimit të thikës,
përdoruesi mund të pritet nga tehet e mprehta. Përdoruesi
mund të lëndohet.
► Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
■ Gjatë mprehjes, thika mund të nxehet. Përdoruesi mund
të digjet.
► Prisni derisa thika të ftohet.
► Mbani doreza pune prej materiali rezistent.
5 Përgatitja e kositëses së barit
5.1
Përgatitja e korrëses së barit
Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm çdo herë përpara se të
nisni nga puna:
► Sigurohuni që komponentët e mëposhtëm janë në gjendje
të sigurt:
– Korrësja e barit, @ 4.6.1.
– Thika, @ 4.6.2.
► Pastrimi i korrëses së barit, @ 15.
► Kontrolli i thikës, @ 10.2.
► Montimi i timonit, @ 6.1.
► Mbushja me vaj motori, @ 6.3.
Shqip
491