Cybex Platinum SOLUTION T i-FIX Manual De Instrucciones página 89

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 31
PJESËT E PRODUKTIT
(a) Vendi për ruajtjen e manualit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c) Mbështetësja këndore e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë së mbështe-
tëses së kokës
(e) Përforcuesi
(f) Pika e kalimit të rripit të prehrit
(g) Pika e kalimit të rripit të shpatullave
MONTIMI FILLESTAR
Lidheni mbështetësen (b) me përforcuesin (e) duke e fiksuar kunjën te aksi i
përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (b) paloset përpara. Mbrojtesja
lineare per goditjet anesore (L.S.P) (h) paloset automatikisht kur e nxirrni
sexholinon nga paketimi. Sigurohuni qe mbrojtesja lineare nga goditjet anesore
(L.S.P) e drejtuar nga dera e automjetit, te jete e palosur para se te niseni.
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Me krahët e kyçjes ISOFIX të tërhequr (i), sexholinoja mund të përdoret në sedilje
makinash që janë të pajisur me rrip sigurimi automatik në tre pika. Për përdorimin
e ISOFIX, ju lutemi t'i referoheni listës së automjeteve të pajtueshme në www.
cybex-online.com.
Në rast se fëmija ka trup mbi 135 cm, mund të reduktohet pajtueshmëria mes
Solution T i-Fix dhe automjetit tuaj. Ju lutemi të shikoni listën e automjeteve të
pajuteshme për të kontrolluar nëse sexholinoja mund të përdoret pa kufizime në të
gjitha pozicionet e mbështetëses së kokës.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e pasagjerit
përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (j) poshtë përforcuesit (e) dhe tërhiqini
dy krahët e kyçjes ISOFIX (i) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX (i) 180° në mënyrë që të jenë përballë
drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (m).
(h) Mbrojtësja lineare për goditjet anësore
(L.S.P.)
(i) Krahët e kyçjes ISOFIX
(j) Doreza e rregullimit ISOFIX
(k) Butoni i lëshimit ISOFIX
(l) Treguesi i sigurisë ISOFIX
(m) Pikat e kapjes ISOFIX
4. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes ISOFIX (i) në pikat e kapjes ISOFIX (m) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (j) dhe shtyjeni sexholinon kundrejt
sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (b) së sexholinos të jetë e
mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë, tërhiqeni
��
lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e sediljeve të
automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e kapjes
ISOFIX (m). Treguesit jeshil të sigurisë (l) duhet të jenë të dukshëm qartë në
të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX, ajo mund të mbahet poshtë
sexholinos.
Duke përdorur ISOFIX, krijohet një lidhje me automjetin e cila rrit sigurinë për
��
fëmijën tuaj. Megjithatë, fëmija juaj duhet të sigurohet me rripin e sigurimit
trepikësh të automjetit.
10. Për ta mbyllur mbrojtësen e goditjeve anësore (L.S.P.) (h) jo përballë derës së
automjetit, lëvizeni mbrapa dhe më pas shtyjeni për brenda derisa të fiksohet.
Për ta palosur përsëri mbrojtësen e goditjeve anësore (L.S.P) (h), shtypni fort
te pjesa mbi L.S.P. ku është shënuar "PRESS".
Sexholinoja mund të përdoret edhe pa L.S.P, në rast se në mjet nuk ka hapësirë
��
të mjaftueshme.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (j) në të dyja anët duke i shtyrë butonat e
lëshimit ISOFIX (k) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (m).
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX sipas radhës së kundërt të instalimit.
SQ
87

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido